Projekti

Historiku i Projektit dhe Përshkrimi i Shkurtër i Projekti

MileSTONES II: “Inkurajimi i zhvillimit të turizmit përmes ruajtjes dhe promovimit të burimeve kulturore dhe natyrore ndërkufitare” u miratua në kuadër të Thirrjes së Dytë të Programit Ndërkufitar IPA “Greqi-Shqipëri 2014-2020” si vazhdim i projektit të suksesshëm “MileSTONES” i cili u zbatua gjatë periudhës 2016-2018.

Synimi fillestar ishte mbrojtja dhe ruajtja e dy teatrove të lashta, duke trajtuar çdo kërcënim dhe rrezik të mundshëm. Megjithë suksesin e plotë të projektit origjinal, rajoni ndërkufitar përballet me sfida të tjera.

Në mjedisin ekonomik të vështirë dhe plot sfida të viteve të fundit, zona ndërkufitare, veçanërisht Finiqi dhe Dodoni, hasin vështirësi për të lidhur pasuritë e tyre kulturore me zhvillimin e turizmit, në dobi të rritjes ekonomike të qëndrueshme lokale dhe rajonale. Shumica e vizitorëve i shohin monumentet kulturore ndërkufitare si “atraksione turistike ditore” duke shpenzuar vetëm disa orë në këto vende. Sidoqoftë, dy sitet arkeologjike të Finiqit dhe Dodonit gjenden në listën e monumenteve më të mira kulturore në botë, me ndikim të madh sa i përket historisë dhe teatrit të lashtë. Në fakt, Muzeu i Akropolit bujti në vitin 2016 për tre muaj një ekspozitë të përkohshme në lidhje me sitin arkeologjik të Dodonit, duke dëshmuar se ka një mundësi të madhe, por edhe të rrallë për Dodonin që të tërheqë një audiencë të gjerë botërore dhe të promovojë turizmin kulturor ndërkufitar.

MileSTONES II shfaqet si një mundësi esenciale; si një lidhje midis mbrojtjes dhe ruajtjes së shtuar të aseteve ndërkufitare kulturore dhe promovimit të tyre përmes turizmit të qëndrueshëm, shfrytëzimit të aseteve, infrastrukturave dhe rrjeteve ekzistuese dhe aplikimit të mjeteve dhe teknikave inovatore përtej praktikave aktuale. Projekti i vë theks ndërhyrjeve në Finiq dhe Dodoni me intervenime relativisht të vogla si ruajtja e dy Kishave Bizantine dhe krijimi i dy Hapësirave Inovative për Promovimin e Kulturës duke aplikuar mjete dhe platforma të reja brenda një strategjie të orientuar drejt rezultatit për të promovuar me sukses zonën ndërkufitare, duke shfrytëzuar zhvillimin e turizmit dhe duke nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike. MileSTONES II përputhet me përparësitë dhe mundësitë e zonës së programit që janë trashëgimia kulturore e rëndësisë së veçantë si dhe karakteristikat e përbashkëta kulturore, duke ofruar zgjidhje për dobësitë aktuale në lidhje me planifikimin joadekuat për llojet e lehta të turizmit që nuk gjeneron pasoja të dëmshme dhe mungesën e një plani të përbashkët veprimi për zhvillimin e tij.

Duke njohur si aktorë kyç të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në sektorët e kulturës dhe turizmit, si organizatat publike/private, arkeologët, sipërmarrësit, operatorët turistikë, udhërrëfyesit turistikë, si dhe popullsinë vendase, studentët, të rinjtë, etj, qasja kryesore është që të shfrytëzohen rezultatet e projektit fillestar si inpute për veprimtaritë e hartuara në kuadër të MileStones II, duke maksimizuar vlerën e investimeve. Kështu, projekti do të krijojë efekte në nivel të gjerë në dobi të trashëgimisë kulturore dhe të popullsisë së zonës ndërkufitare, duke krijuar një model të shkëlqyer dhe duke zhbllokuar potencialin e zonave të tjera për të rritur dhe promovuar pasuritë e tyre kulturore.

Bashkia e Dodonit u nderua në evenimentin e përvitshëm BRAVO 2018 me Çmimin e Qëndrueshmërisë Bravo për projektin “MILESTONES”, i cili u zbatua në kuadrin e Programit IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2007 – 2013”.

Kjo faqe është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes është përgjegjësi e vetme e dhe nuk mund të merret në asnjë mënyrë për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian, të vendeve pjesëmarrëse dhe të Autoritetit Menaxhues.